75 Mall Live Search
12:51 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / B O

1/8 e Ligës së Kampionëve, ja kur luhen ndeshjet e para

Është hedhur shorti i 1/8 të finaleve të Champions League.

Shorti ka treguar që do të ketë duele shumë të forta në këtë fazë të garave.

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid do të përballet me Liverpoolin në përsëritjen e finales së vitit të kaluar. Përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo mes kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich dhe atij francez PSG.

Milan do të përballen me Tottenham Hotspur, derisa Manchester City kishte fat në short pasi përballë do ta ketë RB Leipzigun.

Interi do të takohet në këtë fazë me Porton, ndërsa Chelsea përballet me Borussia Dortmund.

Napoli do të ndeshet me Eintracht Frankfurt, ndërsa Benfica me Club Brugge.

Ndeshjes 16-ës së fundit të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në shkurt dhe mars 2022 dhe të gjitha do të kenë orarin e fillimit në orën 20:00 (GMT).

Ndeshjet e para janë planifikuar për 14/15 dhe 21/22 shkurt.

Ndeshjet e kthimit janë planifikuar për datat 7/8 dhe 14/15 mars. /IndeksOnline