75 Mall Live Search
19:52 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / LB

Kurti fton për takim liderët e opozitës, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar për nesër në takim liderët e partive opozitare në vend.

Në AAK kanë konfirmuar se lideri i këtij subjekti do të marrë pjesë në këtë takim.

Deklarata e plotë e Lulezim Blakajt nga AAK-së për Indeksonline:

Në adresë të kryetarit Haradinaj ka ardhur një ftesë për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes. Tema e diskutimit është diskutimi për zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit.

Kryetari Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.