Policia deklarohet për vdekjen në Gjilan

Policia e Kosovës ka lëshuar njoftim për vdekjen e dyshimtë në Gjilan.
Sipas hetimeve të para, bëhet fjalë për vetëvrasje. Afër trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri, raporton Indeksonline.
Viktima është i moshës 60-vjeçare.
Raporti i plotë:
Vdekje e dyshimtë
Gjilan, 08 nëntor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë. Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi e emergjencës së bashku me mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.G. (60 vjeçar).
Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje.
Hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.