Pamje nga aksidenti në Gllarevë, ku mbeten të lënduar tre persona (Video/foto)

IndeksOnline raportoi sot për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë të Klinës, ku tre persona mbetën të lënduar.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video nga ky aksident ku shihen dy automjete të dëmtuara.
Kalimtarët e rastit iu dhanë ndihmën e parë të lënduarve ndërsa menjëherë në vendin e aksidentit është paraqitur edhe policia rrugore e cila është marrë me aksidentin./IndeksOnline/
