75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / B O

Atalanta, cila është historia e ‘perëndeshës’?

Atalanta është një klub jo me shumë histori përsa i përketë fitimit të trofeve, por në vitet e fundit ata kanë bërë mirë në Serie A dhe Champions League, duke ngritur lartë emrin në futbollin evropian.

Mirëpo, cili është historiku i krijimit të klubit dhe çfarë fshihet pas logos së skuadrës nga Bergamo?

Një fakt interesant është se historia nga ku u frymëzua logo e skuadrës daton 2 mijë vjet më parë. Pavarësisht se ajo është rregulluar dhe përshtatur përgjatë kohës.

Në fillim të shekullit të 20-të, greqishtja e lashtë, latinishtja, shkenca, filozofia dhe historia ishin në rendin e ditës në shkollën Liceo Classico “Paolo Sarpi” në Bergamo.

Një nga diskutimet më të rëndësishme në atë shkollë u zhvillua në palestër, pasi disa studentë zviceranë, të zhgënjyer nga gjendja e shoqërive sportive brenda qytetit, vendosën të krijonin klubin e tyre.

Me studimet e tyre të Greqisë së Lashtë që do të dilnin në plan të parë, figura e Atalanta-s do të ishte pjesa qendrore, ndërsa propozimet u vendosën në tryezë.

Atalanta ishte një personazh i fortë dhe atletik nga mitologjia greke që kishte bërë një betim për virgjërinë.

Ajo u mor me disa centaurë të cilët u përpoqën të thyenin këtë betim dhe do të sfidonin çdo burrë që dëshironte ta martonte atë në një garë. Nëse fitonin, ajo ishte e tyre. Nëse humbnin, do të vriteshin.

Vetëm Hipomeni, nipi i Poseidonit, do ta arrinte atë, duke e shpërqendruar me disa mollë të shijshme që ia hodhi në rrugë Afërdita.

Gjithsesi, Atalanta nuk do të arrinte në simbolin e këtij klubi deri për disa dekada, por emri i saj mbeti, pasi klubi u bë i njohur si “La Dea” (Perëndesha).

Fanella e tyre e parë në fakt përbëhej nga bluza bardh e zi, me pantallona të shkurtra të zeza. Këto u pasqyruan në stemën e parë të klubit, një mburojë që shfaq emrin e klubit, Atalanta GS, në krye, me vija bardh e zi në pjesën e poshtme.

Viti 1920 pa bashkimin e Atalanta-s me një klub tjetër nga qyteti, Bergamasca. Klubi i ri mori emrin e tij nga të dy klubet dhe u quajt Atalanta Bergamasca Calcio.

Skuadra e re mori gjithashtu ngjyra nga secili prej klubeve të vjetra për të krijuar fanellën e re. Kështu që e zeza u mor nga shiritat bardh e zi të Atalanta-s, ndërsa bluja u mor nga vijat bardh e kaltër të Bergamasca. Kështu, lindi kompleti i famshëm blu dhe zi.

Viti 1963 ishte një vit i mirë për Atalanta-n. Ata jo vetëm që fituan trofeun e tyre të parë dhe të vetëm të madh, kur mposhtën Torino-n për të fituar Kupën e Italisë, por profili i një figure të Atalanta-s u përfshi në modelin e stemës për herë të parë.

Në vitin 1981 klubi miratoi modelin ikonik të kokës së Atalanta-s, për të cilin ata tani janë të njohur në të gjithë botën e futbollit.

Është një dizajn shkëlqyes i thjeshtë që përfshin ngjyrat e zeza dhe blu në sfond, profilin e fytyrës së Atalanta-s dhe flokët e rrjedhur, të gjitha të kufizuara në rrathë ari, bardh dhe zi.

Në vitin 1993 u bë një ridizajnim i logos. Për të formuar atë me të cilën klubi njihet aktualisht. Mjaft e ngjashme me atë të krijuar në vitet 1980. Koka dhe flokët ikonike qëndruan të njëjta, por forma e jashtme e saj u ndryshua nga një rreth në një ovale, gjë që lejoi që emri i klubit dhe viti i formimit të përfshiheshin sipër dhe poshtë kokës së Atalanta-s. /AP