Ancelotti i interesuar të nënshkruajë me dyshen e Serie A në janar

Carlo Ancelotti thuhet se i ka kërkuar presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, të bëjë gjithçka për të nënshkruar Victor Osimhen të Napolit dhe yllin e Milanit, Rafael Leao në janar.
Ancelotti ka dashur të përforcojë sulmin e tij që nga kthimi në Bernabeu vitin e kaluar dhe u zhgënjye pasi dështoi të transferonte Kylian Mbappe këtë verë.
Problemet aktuale të lëndimeve të Karim Benzemas vetëm sa kanë përforcuar çështjen që Reali duhet të sjellë përforcime sulmuese, kjo ka bërë që Ancelotti të synojë Leao dhe Osimhen si blerje prioritare në dritaren e dimrit, sipas gazetës spanjolle Sport. /IndeksOnline/

