Ish-policët e rebeluar serb në Kosovë, marrin çmime nga Vuçiqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ka ndarë çmime ish-drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq dhe me ish-shefit e operativës në Policinë e Kosovës për veri, Aleksandar Filipoviq.
“Urdhrin e Meritës së Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri”, i cili u tha se jepet për kryerjen mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Novosti.rs” raporton se Filipoviqit iu dhurua “Medalja e Artë për Guxim ‘Milosh Obiliq’”, e cila u tha se jepet për veprime në të cilat del në pah guximi personal.

Kujtojmë se javën e kaluar u suspendua Nenad Gjuriq, nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut për shkak se refuzoi dhe rezistoi në lëshimin e fletëqortimeve për pronarët e veturave me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.