75 Mall Live Search
14:43 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / B O

Deklarohet Bayern Munchen, ka shpresë për Sadio Manen në Botëror!

Bayern Munchen ka dal me komunikatë zyrtare rreth situatës së Sadio Manes. Në deklaratën e skuadrës gjermane nuk përjashtohet mundësia që Mane të jetë Botëror.

“Sadio Mané ka marrë një dëmtim dhe ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Schalke. Testet e mëtejshme do të pasojnë në ditët e ardhshme. Bayern është në kontakt me ekipin mjekësor të Shoqatës Senegaleze të Futbollit” thuhet në njoftimin e Bayern Munchen.

Mediumi francez L’Equipe ka publikuar lajmin sot se Mane do të jetë jashtë fushave disa javë dhe ka humbur Botërorin ylli senegalez./Indeksonline/