75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / AR

VIDEO/ Momenti kur dikush godet me vezë mbretin Charles dhe Camilla-n

Dikush u zgjua dhe mendoi se ishte dita perfekte për të goditur me vezë mbretin Charles dhe Camilla-n. Sipas Associated Pressm incidenti ndodhi teksa çifti kalonte mes një turme njerëzish në York. Një burrë i panjohur, i goditi me vezë, që fatmirësisht nuk përfundoi në kokën e asnjërit prej tyre. 

Më qartë, e tregon videoja që brenda pak kohe, u bë virale:

I panjohuri, arriti të kapej nga autoritetet, por sërish këmbëngulte në revoltën e tij duke thënë se “ky vend është ndërtuar nga gjaku i skllevërve”. Ndërkohë që njerëzit e tjerë bërtisnin njëzëri “turp të të vijë” dhe “Zoti e ruajtë Mbretin”.

Duhet të shihni momentin kur dikush godet me vezë mbretin Charles dhe

Dëshmitarë për BBC tregojnë se “po shijonin” ardhjen e dyshes mbretërore derisa panë papritur vezë që fluturonin dhe sipas tyre, ishin 5 të tilla.

Sidoqoftë, mbreti dhe gruaja e tij e përballuan me shumë sukses përpjekjen për t’u goditur me vezë. Përshëndetën me shumë mirësjellje turmën!

Duhet të shihni momentin kur dikush godet me vezë mbretin Charles dhe