Gjenerali amerikan: Më shumë se 100,000 ushtarë rusë të vrarë ose të plagosur!

Sipas vlerësimeve të ushtrisë amerikane, të dyja palët në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës po pësojnë viktima të mëdha.
“Ju keni të bëni me mbi 100,000 ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur,” tha gjenerali i ushtrisë amerikane Mark Milley të mërkurën.
E njëjta gjë vlen “ndoshta për palën ukrainase” tha ai.
Milley gjithashtu promovoi bisedimet për t’i dhënë fund luftës. “Është e mundur që as Ukraina dhe as Rusia nuk mund të fitojnë ushtarakisht. Prandaj është e nevojshme të kërkohen “mjete të tjera” , tha gjenerali amerikan.
Të mërkurën Moska urdhëroi tërheqjen e ushtarëve rusë nga qyteti i rëndësishëm strategjik jugor i Ukrainës, Cherson, dhe pjesë të rajonit me të njëjtin emër.
Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi me kujdes, duke thënë se nuk kishte gjasa që ushtria ruse të largohej nga qyteti pa luftë./Indeksonline/