75 Mall Live Search
11:20 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / LB

Tahiri thotë se opozita nuk kërkon zgjedhje të parakohshme, por zgjidhje të problemit në Veri

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e sotme parlamentare, iu drejtua serbëve të Kosovës, në gjuhën serbe.

Me ta mbaruar fjalën, shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, teksa doli në foltore tha se ai nuk di të flasë serbisht, prandaj vazhdoi në gjuhën shqipe.

“Unë s’muj me fol serbisht se nuk di, po vazhdoj shqip”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se si opozitë nuk kërkojnë zgjedhje të parakohshme, por kërkojnë zgjidhje të problemit të cilin e kanë shkaktuar tash e disa ditë në veri të Kosovës.

“Pra, si opozitë, nuk do të tolerojmë në asnjë rrethanë, në asnjë moment, të tërhiqeni nga ushtrimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës edhe në atë pjesë të vendit ton”, shtoi ai.