75 Mall Live Search
12:40 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / AR

Aktorja e njohur iraniane publikon foto pa shami, del në mbrojtje të grave

Një nga aktoret më të njohura të Iranit, Taraneh Alidoosti, ka mbrojtur fuqishëm të drejtat e grave. Ajo ka publikuar një fotografi pa shami.

Alidoosti, e cila është e njohur për rolin e saj në filmin “The Salesman” që ka fituar çmimin Oscar, ka postuar në Instagram foto duke vënë në pah flokët e saj të gjata, transmeton Indeksonline.

Në foto, aktorja mban në dorë një tabela me sloganin: “Gratë. Të jetosh. Liria”.

Ditë më parë aktorja tha se nuk do të largohet nga Irani dhe është e gatshme të paguajë për të mbrojtur të drejtat e saj./Indeksonline/