Vjedhja e barnave në depon e MSh-së, policia kap 24-vjeçarin

Një depo e barnave të Ministrisë së Shëndetësisë e cila ndodhet në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, të hënën ishte thyer. Nga aty një person i dyshuar vodhi barna Metadon në vlerë rreth 2 mijë euro, raporton IndeksOnline.
Pas hetimeve intensive, policia ka arritur të identifikoi dhe të arrestoi të dyshuarin, 24 vjeçar.
Lajmi për arrestimin e të dyshuarit është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi.
“Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 07.11.2022. Rasti ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, saktësisht në një depo ku janë vjedhë barna dhe disa pajisje ( në total arrinjë një vlerë rreth 2000 euro)”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton IndeksOnline
Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të barnave si dhe të arrestojnë personin e dyshuar: S.K. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin./IndeksOnline/