75 Mall Live Search
16:04 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së 16-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje mjaft interesante, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Llapi me rezultat 4-1.

Në ndeshjen tjetër, derbi i ”Anamoravës”, mes Gjilanit dhe Dritës përfundoi pa fitues me rezultat 1-1.

Ditën e djeshme fitore arritën Dukagjini, Trepça ’89 dhe Malisheva duke mposhtur Drenicën, Ferizajin dhe Prishtinën.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 32 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 27 pikë.

Gjiilani renditet në vendin e tretë me 24 pikë, një më shumë se skuadra e Prishtinës.

Në tre pozitat e fundit renditen ’89 me 18 pikë, Drenica me 17 pikë dhe Ferizaji me 12 pikë./IndeksOnline/