75 Mall Live Search
20:28 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Juventusi shënon fiotren e pestë radhazi në Serie A

Skuadra e Juventusit po kalon në formë fantastike në javët e fundit.

”Zonja e Vjetër”, sonte mposhti në udhëtim Veronën me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm e ka shënuar Moise Kean në minutën e 60-të.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Juventusin në Serie A, ku aktualisht renditet në vendin e tretë në tabel me 28 pikë.

Në anën tjetër Verona renditet në pozitën e fundit me vetëm me 5 pikë./IndeksOnline/