75 Mall Live Search
11:28 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / B O

Rrethohet aeroporti i Athinës, alarm për sulm terrorist në avionin e nisur drejt New Yorkut

jë avion i tipit “Boeing 777” i kompanisë Emirates me 246 persona në bord (228 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit) i nisur nga Athina për në Nju Jork u detyrua të kthehej në Greqi, teksa ishte mbi Sardenjë, pas një alarmi për terrorizëm të lëshuar nga autoritetet greke.

Nuk është e qartë për momentin se cila ishte arsyeja e alarmit, por sips mediave vendase mësohet se kishte të bënte me një pasagjer të dyshimtë të raportuar nga CIA.

Burimet italiane sqarojnë se sapo avioni ishte në hapësirën ajrore italiane, qendra e kontrollit të zonës së Brindisit mori alarmin e terrorizmit nga kolegët grekë.

Në atë moment, kontrollorët italianë dërguan komunikimin e urgjencës tek francezët, sepse fluturimi me numër EK209 ishte në drejtim të Korsikës, ku ky i fundit urdhëroi kthimin e avionit.

Sipas pasagjerëve, kapiteni i ka njoftuar pasagjerët se duhet të kthehen në Athinë, pa dhënë detaje. Megjithatë, pas disa minutash, nga dritarja e avionit u pa qartë se piloti po zbrazte karburantin e avionit, nga frika e një sulmi terrorist.

Më në fund, avioni u kthye në aeroportin “Eleftherios Venizelos” , i shoqëruar nga dy avionë luftarakë F-16 Block52+ të dërguar nga NATO, në orën 21:56 të së enjtes mbrëma (10/11).

Urdhri i dhënë pasagjerëve kur avioni udhëtonte për në El. Venizelos duhej të linte nga avioni vetëm ata që kishin hyrë nga Athina dhe të gjithë të tjerët të qëndronin në vendet e tyre. Pas një kontrolli të plotë, nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

Siç theksohet, pasagjerët kanë kaluar natën në Athinë dhe sot të premten në orën 15:00 do të nisen për në SHBA.