75 Mall Live Search
17:02 / E Shtunë, 12 Nëntor 2022 / MSH

Dafina dhe Albani publikojnë “Copa Copa”

Dafina Zeqiri dhe Alban Skenderaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.

“Copa Copa” quhet projekti që u publikua pak minuta më parë.

Për tekstin janë përkujdesur Gesko, Elinel dhe vetë Alban Skenderaj.

Kënga e publikuar me videoklip, është prodhuar po ashtu nga Gesko.

Ky i fundit, në bashkëpunim me Elgit Dodën, janë përkujdesur për vijen melodike të këngës.