Jeff Bezos i jep 100 milionë dollarë këngëtares së famshme

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos i ka ndarë çmimin vjetor ” Bezos Courage & Civility Award” këngëtares së famshme, Dolly Parton.
Ky çmim i themeluesit të Amazon jepet për “guxim dhe kurajo”.

Vlera e këtij çmimi është hiç më pak se 100 milionë dollarë.
“Parton është një grua që jep me zemër dhe udhëheq me dashuri dhe dhembshuri në çdo aspekt të punës së saj” ka thënë Bezos në ndarjen e çmimit./Indeksonline/