75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / MSH

Zelensky thotë se Rusia ka kryer krime lufte në Kherson

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se hetuesit kanë zbuluar mbi 400 krime lufte në zonën e Khersonit.

Sipas Zelenskyt, këto krime lufte rusët i kryen teksa ishin duke u zmbrapsur nga kjo zonë.

Trupa civilësh dhe ushtarësh janë gjetur përreth këtij rajoni.

Autoritetet ukrainase, sipas BBC-së, vendosën shtetrrethim gjatë natës, duke kufizuar udhëtimet brenda dhe jashtë Khersonit.

“Ne do të gjejmë dhe nxjerrim përpara drjetësisë çdo vrasës, pa dyshim” deklaroi presidenti ukrainas.