Asnjë rast i ri me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 27 testime të kryera në 24 orët e fundit, asnjë nuk ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Ndërkohë, sipas MSh-së, një qytetar është shëruar.
Numri i rasteve aktive është 9.
Ministria njofton gjithashtu se asnjë dozë vaksine nuk është dhënë në këtë 24 orësh.
