75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / k.v

Zyberaj takon presidentin kenian: Ruto përfaqëson modelin e politikanit bashkëkohor

Jetlir Zyberaj, këshilltari i kreut të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, po qëndron në Kenia. Ai ka takuar sërish presidentin e këtij vendi, William Ruto.

“Me presidentin e Republikës së Kenias, William Ruto u takuam edhe njëherë në pallatin presidencial në Nairobi. Presidenti Ruto përfaqëson modelin e politikanit bashkëkohor me vizion të qartë për zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik dhe kulturor të kombit të madh kenian dhe jo vetëm”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

Zyberaj bashkë me shefin e tij Pacolli para disa jave morën pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Ruto. Ky i fundit është mik i Pacollit prej vitesh./IndeksOnline/