75 Mall Live Search
23:20 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / AR

Artisti i njohur njofton rikthimin e serialit “Njerëz dhe fate”

Nostalgjia për serialin shqiptar dramatik më të suksesshëm shqiptar është i pranishëm jo vetëm tek ndjekësit dha fansat, por edhe tek protagonistët, aktorët.

Aktori Arben Derhemi në një postim në rrjetin e tij social “Instagram” ka postuar një foto krah për krah me aktorin e madh, Robert Ndrenika, ku në Serialin “Njerëz dhe Fate”, luanin në personazh si babë e bir.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit… “Njerëz dhe fate”… Është gati”, shkruan aktori Derhemi në post.

 Seriali “Njerëz dhe Fate” do të ishte një nga serialet më të suksesshëm në Shqipëri, me një kast të mrekullueshëm aktorës, si Robert Ndrenika, Pavlina Mani, Arben Derhemi, Eni Jani, Valbona Imami, Arta Muçaj, Gëzim Rudi, etj.

Regjisori Ylli Pepo, kur e nisi këtë serial, nuk e dinte se ai do të kishte aq sukses, ndaj dhe Ruzhdi Pulaha u ul sërish në tryezën e punës dhe shkroi dhjetë seri të reja. Asokohe u fol në media se “Njerëz dhe Fate” nuk do të kishte vetëm 20 seri, por edhe dy episode të tjerë, që deri tani duket se kanë mbetur ëndërr në sirtar.