75 Mall Live Search
07:49 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / LB

Nagavci me Szunyogun mbajnë konferencë për medie

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bashkë me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe Mimika Dobroshi, nga zyra e Erasmus+, do të mbajnë sot një konferencë për medie.

Konferenca nis në orën 10 në Ministrinë e Arsimit dhe do të diskutohet për rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional (për thirrjen e vitit 2022), si dhe projektet nga Kosova që janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian.