75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / LB

Video/Bruno Fernandes mezi i flet Ronaldos pas deklaratave të fundit

Cristiano Ronaldo është rikthyer në qendër të vëmendjes pas deklaratave bombastike në drejtim të klubit të tij, Manchester United.

Ai lëshoi akuza të rënda në drejtim të trajnerit Erik Ten Hag por edhe drejtuesve të klubit për mos trajtim të duhur ndaj tij, përcjellë KosovaPress.

Intervista e tij ka lënë të habitur edhe bashkëlojtarët dhe kjo është parë shumë qartë edhe tek bashkëlojtari i tij, në klub dhe kombëtare, Bruno Fernandes.

Ky i fundit është takuar me Ronaldon në zhveshtoret e Kombëtares së Portugalisë dhe i ka dhënë një përshëndetje mjaftë të ftohtë, gjë e cila e ka lënë të habitur sulmuesin e “Djajve të Kuq”.

Për deklaratat e tij, mediat angleze raportojnë se Ronaldo mund të dënohet nga klubi me mbi një milion euro.