75 Mall Live Search
21:29 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Kombëtarja e Anglisë arrin në Katar

Kombëtarja e Anglisë është ndër favoritët e parë që ka mbërritur në Katar sot, ndërsa trajneri Gareth Southgate përgatit yjet e tij për aventurën e tyre në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Futbollistët e ftuar nga Southgate arritën sot në Doha të Katarit, gjashtë ditë para ndeshjes së tyre të parë kundër Iranit më 21 nëntor.

“Tre Luanët” të udhëhequr nga kapiteni, Harry Kane, kanë arritur në Katar me qëllimin për të pasur një aventurë më të mirë se ajo para katër vitesh, ku u mposhtën në gjysmëfinale të Botërorit “Rusia 2018” nga Kroacia me rezultat të ngushtë 2:1.

Ata u pritën nga tifozët anglezë në aeroport të cilët prisnin edhe jashtë hotelit të lojtarëve. Lojtarët do të fillojnë të ambientohen, me seancën e tyre të parë stërvitore në Katar të planifikuar për të mërkurën, respektivisht nesër.