Shifra të frikshme, 6500 punëtorë të vdekur gjatë ndërtimeve për Kupën e Botës

Katari do të mirëpres Kupën e Botës me stadiumet më moderne të ndërtuara ndonjëherë në këtë organizim.
Po për ndërtimin e tyre, përveç një kosto marramendëse e shpenzimeve, ka pasur edhe shumë humbje të njerëzve, shkruan Indeksonline.
Sipas statistikave, që nga fillimi i punimeve për organizimin e Kupës së Botës, 6500 punëtorë kanë humbur jetën, shumica migrant nga vendet afrikane.
Nëse krahasohet me vendet që më parë kanë organizuar evenimente të mëdha, si Lojërat Olimpike dhe Kupat e Botës, shifra duket shumë e madhe
Në Lojërat Olimpike në Londër dhe Vancouver kanë vdekur vetëm nga një punëtor gjatë gjithë punimeve derisa në Afrikën e Jugut dy punëtorë gjeten vdekjen.
10 persona patën vdekur në organizmin e Kupës së Botës në Brazil derisa në Bejing gjashtë persona.
Vdekje pak më shumë kishte në Lojërat Olimpike në Sochi të Rusisë, ku 60 punëtorë humbën jetën gjatë punimeve.
Kupa e Botës në Katar ka kaluar të gjitha parametrat, për shkak të mospërvojës, mungesës së ligjeve për punëtorë dhe sigurisë si dhe temperaturave të larta.
Tifozët e shumë kombëtareve kanë bërë thirrje që të bojkotohet Kupa e Botës. /IndeksOnline/
