75 Mall Live Search
14:32 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / B O

Laporta: “Luis Díaz na interesoi, por Liverpool na e mori”

Joan Laporta vizitoi Kolumbinë dhe diskutoi shumë çështje në tavolinë. Presidenti i Barcelonës mori pjesë në një konferencë për shtyp në Bogota dhe nuk mundi të mos pyetej për Luis Diaz. Presidenti katalunas pohoj se ata provuan nënshkrimin e tij.

“Në atë kohë ne ishim në një situatë të vështirë ekonomike që duhej ta zgjidhnim… dhe Liverpooli na mundi për të ”, tha Laporta dhe vazhdoi: “Ai është një lojtar i madh që ka një ndjenjë të madhe se i përket Liverpool -it dhe unë nuk do të flas më shumë për këtë, por na interesoi në atë kohë. Ne patëm një bisedë me përfaqësuesin e tij, por ata tashmë kishin avancuar tha presidenti i Barcelonës.

Anësori 25-vjeçar u largua nga Porto dhe mbërriti në Anfield për 45 milionë euro plus bonuse që mund të arrijnë deri në 60 milionë. /IndeksOnline/