75 Mall Live Search
08:43 / E Diele, 07 Qershor 2026 / L A

Viktima në aksidentin në Vushtrri ishte futbollisti i njohur kosovar

Mbrëmë pak pas mesnate ka ndodhur një aksident në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.

Dhe një nga viktimat e këtij aksidenti ishte dhe futbollisti kosovar i AF Elbasanit, Fatjon Bunjaku.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e fshatit Samadrexhë, prej nga ishte edhe futbollisti.

Bunjaku, ishte vetëm 22 vjeçar dhe luajti në shumë skuadra në Kosovë, përfshirë Trepçën, Phoenix Banjë, Liria, Gjilani, Malisheva dhe së fundi te Elbasani./IndeksOnline/