75 Mall Live Search
16:35 / E Mërkurë, 16 Nëntor 2022 / AR

Kusari Lila: Bashkëpunimi dhe koordinimi me SHBA, boshti i politikës dhe zhvillimit institucional të vendit

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila sot ka qenë në drekë pune me përfaqësuesit e Komisionit të Programit për Demokraci të Kongresit Amerikan.

Ajo thotë se bashkëpunimi dhe koordinimi me SHBA-të mbetet boshti i politikës dhe zhvillimit institucional të vendit.

“E lumtur të takoj sot në drekë pune përfaqësuesit e Komisionit të Programit për Demokraci të Kongresit Amerikan. Unë kisha nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e programit të lidershipit në vitin 2019 si përfaqësuese e Kuvendit të Republikës së Kosovës bashkë me NDI Kosovo dhe jam e lumtur që sot ende po vazhdohet me mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë në mes të Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe programit për demokraci të Kongresit Amerikan. Bashkëpunimi dhe koordinimi me SHBA-të mbetet boshti i politikës dhe zhvillimit institucional të vendit!”, ka shkruar ajo./Indeksonline/