A është i gatshëm Dembele për ‘El Clasico’ ?
Ernesto Valverde ka parë sinjale pozitive rreth rimëkëmbjes së Dembele në trajnimet e fundit.
Francezi këtë të enjte për herë të parë është parë duke punuar në të njejtin ritëm si bashkëlojtarë e tij.
Dembele ka befasuar stafin e Barcelonës me shpejtësinë e tij të cilën është duke e rifituar mjaft shpejt. Ai theu tendën e bicepsit femor në mes të shtatorit, dhe u bë operacion nga eksperti finlandez Sakari Orava.
Pas ndërhyrjes, mjekët parashikuan 4 muaj jashtë fushe për yllin francez. Dhe kur i treti muaj nuk ka përfunduar ende, futbollisti iu është kthyer normalitetit.
Të gjitha këto sinjale pozitive tregojnë që Demble do të jetë i pranishëm në ‘El Clasico’ , së paku në bankën rezervë. /IndeksOnline/