75 Mall Live Search
09:43 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / k.v

Aksident mes tri veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan, dy të lënduar nisën drejt emergjencës

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan, raporton IndeksOnline.

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes tri veturave, njëra në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 07:00 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, më saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe dy automjete të parkuara. Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur një automjet i udhëtarëve po qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Gjilanit dhe në fshatin Sojevë, shoferi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del jashtë rruge, ku i godet dy automjete që ishin të parkuara. Veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime të lehta trupore pësojë dy persona të cilët dërgohen për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Në vendin e aksidentit kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidente e cila po e heton rastin./IndeksOnline/