75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / AR

Këngëtaret shqiptare që numërojnë ‘miliona’ në Instagram

Njëri nga rrjetet sociale që përdoret më së shumti nga fytyrat publike është Instagrami.

Përmes kësaj platforme yjet e muzikës kujdesën që të shpërndajnë informacione rreth jetës së tyre profesionale, saktësisht projekteve të reja muzikore, shkruan Indeksonline.

E para që numëron mbi 3 milionë fansat është reperja me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi.

Pas saj renditet këngëtarja e famshme Dhurata Dora. Në Instagram ka 2.6 milionë ndjekës.

E treta renditet Enca. Ajo ka 2.4 milionë ndjekës.

Këngëtaret Kida si dhe Luana Vjollca kanë 2 milionë ndjekës.

Dafina Zeqiri ka 1.8 milionë fansa në këtë platformë.

Edhe reperja kosovare Tayna ka fansa të shumtë. Në Instagram numëron 1.6 milionë ndjekës./Indeksonline/