75 Mall Live Search
18:46 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Hoti kritikon Qeverinë për targat: Ose e zbaton ligjin, ose e dëgjon kërkesën e ShBA-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth dërgimit të modaliteteve në Bruksel për targat.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit.

Dhe se zgjidhja për targat  nuk ka rrugë të mesme, duke u thënë se ose e zbaton ligjin ose e dëgjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve.

Postimi i plotë:

TARGAT: Tani deklarojnë nga qeveria se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund te veprohet.

Po si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit?!

Ose e zbaton ligjin, ose e ndëgjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit.