Haradinaj në Drenas: Lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan!

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka bashkëbiseduar me qytetarët e komunës së Drenasit, për situatën në vend.
Haradinaj tha se në fazën që jemi, kemi mundësi që të përfundojmë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, antarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare, po lidershipi ynë ka dështuar.
Postimi i plotë:
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga shtete të respektuara, ka institucionet dhe ushtrinë e vet. Në këtë fazë ne kemi mundësinë që të përfundojmë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që do t’i hapte vendit tonë rrugën për antarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Edhepse shumë herë kam provuar ta këshilloj kryeministrin, lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan në këtë proces.
Për këtë proces jetik për Kosovën, bashkëbisedova sonte me qytetarët në Drenas. Gjithashtu kam shprehur besimin tim të plotë për aleatët tonë strategjik dhe kam shprehur shqetësimin tim për paaftësinë dhe dështimet e qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike.
Kosova duhet të bëjë hapa shumë të kujdesshëm në koordinim me aleatët, pasi që vendimet që merren tani, do të ndikojnë jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për brezat që vijnë.