75 Mall Live Search
23:33 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / MSH

Pasi zbuloi unazën, del foto e parë e Saras me fustan nusërie përballë Dj Pm!

Sarah Berisha pak ditë më parë ‘’ndezi’’ rrjetin me një foto ku tregoi një unazë në gishtin e saj dhe shkruajti: SHE SAID YES

Kaq u desh dhe kudo u përhap lajmi se Dj Pm i ka propozuar blogeres.

E propozimi duket se ka ndodhur edhe me dasmë madje, por në emisionin ‘’Zemër Luana’’ dhe në kuadrin e lojës.

Këtë e zbuloi Luana Vjollca, përmes një video ku na zbulon se po bëhet finalizimi i puntatës së radhës dhe në shpejtësi shihet një pamje e Saras me fustan të bardhë afër Dj Pm.

‘’Kush e pa?’’, ka shkruar Luana dhe ne mezi po e presim ta shohim çiftin.

Kujtojmë se dy ditë më parë u përfol se pjesë e kësaj puntate do të jenë edhe Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman.