75 Mall Live Search
16:17 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / MSH

Janë kushërinj, moderatorja e njohur tregon se cilin këngëtar e ka të afërm

Redon Makashi dhe Arjola Shehu kanë zbuluar se janë kushërinj.

Këtë detaj ata e zbuluan gjatë një interviste që dha këngëtari me moderatoren.

Redoni po fliste për faktin se këngëtarët e kanë të vështirë të marrin pjesë në emisionet e mëngjesit pasi performojnë deri vonë.

“Do të vija tek ty për dy faktorë. E para se je një prezantuese shumë e dashur për publikun por dhe sepse jemi një gjak”, tha Redoni.

Ndërsa, moderatorja shtoi më pas: “Për ata që nuk e dinë, unë dhe Redoni jemi kushërinj të dytë”.