Scolari: Ronaldo spektakolar, i jep një shans Portugalisë në Kupën e Botës

Trajneri i njohur, Luiz Felipe Scolari, ka thënë se falë Cristiano Ronaldos, Portugalia e ka një shans për të fituar Kampionatin Botëror.
CR7 u ftua për herë të parë në kombëtaren portugeze gjatë kohës kur Scolari ishte trajner, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se e mban mend Ronaldon që edhe si fëmijë luante me vullnet të madh dhe se në fund të karrierës së tij, ai ende do t’i japë Portugalisë një shans në Katar.
”Mbaj mend atë fëmijë që kisha në 2003 duke luajtur me vullnet të madh të lirë, por që ishte jashtëzakonisht kërkues ndaj vetes dhe kjo e bënte atë të përmirësohej çdo ditë. Gjithmonë e mbaj mend fëmijën që nuk lejoi asgjë ta rrëzonte. Dikush që ishte kënaqësi të ishe pranë, sepse ai është një person spektakolar në çdo kuptim. Nga jashtë nuk e dini se si është ai në të vërtetë. Mendoj se tani, në fund të karrierës së tij, ai ende do t’i japë Portugalisë një shans në Katar. Do të doja që ai ta përfundonte karrierën e tij në një nivel të lartë. Ishte një gëzim të punoja me të, por në Portugali kisha edhe lojtarë si [Luis] Figo, Pauleta dhe futbollistë të tjerë përrallor që i hapën rrugën Cristianos në fillimin e karrierës së tij, në 2003 dhe 2004. Zhvillimi i tij u ndihmua nga një grup lojtarësh veteranë jashtëzakonisht të talentuar.”, ka deklaruar Scolari për faqen zyrtare të FIFA-s./IndeksOnline/