75 Mall Live Search
13:01 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Para varrit të Adem Jasharit, Ballistat dhe Shvercerat shtrijnë dorën e pajtimit

Është shtrirë dora e pajtimit mes dy tifozerive nga Maqedonia e Veriut mes Ballistëve dhe Shvercerave.

Pajtimi ka ndodhur para varrit të heroit kombëtar, Adem Jashari, shkruan IndeksOnline.

Paqja mes tifozerive shqiptare nga Maqedonia ka ndodhur  me ndërmjetësimin e humanistit dhe hoxhës së njohur, Halil Kastrati, së bashku me hoxhën Fatmir Latifaj.

I pranishëm në ceremonin e pajtimit ishte edhe biri i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari.

aruar dhe tensionuar raportet mes vete dhe kulmi ishtë këtë muaj.

Tifozët e Shkupit shfrytëzuan ndeshjen e Kupës ndaj Shkëndijës për të hyrë në fushë dhe për t’i sulmuar lojtarët, gjë që irritoi tifozët nga Tetova, të cilët kërcënuan me veprime reciproke.

Për pajtimin e dy tifozerive, humanisti Halil Kastrati ka shkruar:

Ne emer te Zotit te gjithesise
Ne emer te Heronjeve te Lirise
Bashkohen duart e vellazerise

Sot bashke me hoxhen e nderuar Hoxhë Fatmir Latifaj dhe djalin e Heroit Hamez Jasharit Bekim Jashari ishim deshmitare ne pajtimin dhe besatimin e dy tifo grupeve nga Shkupi e Tetova

E lus Zotin qe te mbizotroj paqja, solidariteti, falja e dashuria ndaj njeri tjetrit ne popullin tone

Qofshim faqebardh gjithmone!

O Zot, ti je Fales, e don ate qe kerkon falje, na fal te gjitheve

Hoxhë Fatmir Latifaj këtë e ka quajtur si Pajtim gjithekombetar.

Pajtim gjithekombetar.

Ne keto qaste te kesaj dite te bekuar, ne trollin e rrenjeve te paqes ku u derdh gjak lirie nga famija Jashari ne kry me komandantin legjendar Adem Jashari, po pajtohen te dy grupet e tifozerive te qytetit te Shkupit dhe Tetoves.Allahu e pranofte, e sukseset mos mungofshin asnjehere ne mesin tone.

/IndeksOnline/