Pacolli zbulon me cilën skuadër është në Botëror

Ish presidenti i Kosovës, Bexhet Pacolli, ka njoftuar se do të jetë mysafir special në Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Ai thotë se do të udhëtoj drejt Katarit për ta përkrahur kombëtaren e Zvicrrës, transmeton IndeksOnline.
”Në këtë kampionat, unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit, Granit Xhaka.”, ka shkruar Pacolli në Facebbok.
Sot në Katar zhvillohet Kupa e Botës në futboll, një vend i bukur dhe i rregulluar. Shumë personalitete po flasin negativisht për vendin dhe bëjnë thirrje për bojkot të ngjarjes. Katari ka rregullat e veta, dhe kushdo që dëshiron është i mirëpritur, askush nuk është i detyruar të vizitojë vendin. Unë jam mysafir i ftuar dhe kam pranuar ftesën e autoriteve. Në këtë kampionat, unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit, Granit Xhaka./IndeksOnline/