75 Mall Live Search
15:33 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / MSH

Një restorant në Rugovë rrezikon të përmbytet

Një restorant në Rugovë rrezikohet nga përmbytja, për shkak të reshjeve të dëndura të shiut gjatë ditës së sotme.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se restoranti është vërshuar nga shiu, teksa uji qarkullon me intensitet të lartë.

Gjendje pothuajse e njëjtë është duke mbizotëruar edhe në qytetin e Pejës, ku në shumë shtëpi tashmë uji ka depertuar brenda.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se mund të ketë përmbytje, me reshjet qe do të vazhdojnë deri ditën e hënë./Indeksonline/