75 Mall Live Search
19:14 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / LB

Mediat serbe raportojnë se Sveçla gjendet në Mitrovicë, reagojnë nga Presidenca

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se mediat serbe po raportojnë rrejshëm që ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në Mitrovicë të Jugut, saktësisht në Belvedere.

“Mos u bini pas dezinformatave dhe propagandës së tyre”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ai po ashtu ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për targat, të hënën në Bruksel.