Detaje të reja për dhunimin në Istog, u dhunua një mashkull, ngjarja ndodhi në Burgun e Dubravës!

Një rast i dhunimit është raportuar mesditën e djeshme në Istog.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dhunuari është një mashkull dhe i njëjti ka deklaruar në Polici se është dhunuar para një muaji i gjysmë në Burgun e Dubravës.
Njësitë policore kanë intervistuar viktimën që deklaruar që pas 45 ditësh ka lajmëruar rastin në Polici.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është me inicialet L.K ndërsa i dyshuari për këtë rast është SH.K./Indeksonline/