Nuk ka negociata mes Ronaldos dhe Newcastle

Cristiano Ronaldo është një futbollistë i lirë që prej kur e ka ndërprerë kontratën me Manchester United.
Emri i portugezit menjëherë është lidhur me skuadra të ndryshme, shkruan IndeksOnline.
Ditën e sotme është raportuar se Ronaldo ka dy oferta në tavolinë nga dy skuadrat me një pronar.
Newcastle dhe Al-Nassr , klubet me të njëjtin pronar, Mohammed Bin Salman, trashëgimtar i fronit të Arabisë Saudite po e kërkojnë 5 herë Topin e Artë.
Por sipas gazetarit Fabrizio Romano, nuk ka negociata në vazhdim mes tij dhe Newcastle.
Cristiano do të vendos për të ardhmen e tij pas përfundimit të kampionatit Botëror pasi aktualish është i fokusuar te Portugalia, ka raportuar Romano./IndeksOnline/