75 Mall Live Search
21:48 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Ronaldon, dënohet nga federata angleze

Cristiano Ronaldo dënohet për agresion ndaj një djali me autizëm.

Në prill, portugezi i theu telefonin e një djali autik. Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes së Manchester United me Everton (0-1) në kuadër të javës së 32-të Premier League. Menjëherë pas kësaj, sulmuesi kërkoi falje.

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) i njohu veprimet e futbollistit 37-vjeçar si “të pahijshme dhe të dhunshme”.

Për këtë, Ronaldo u pezullua për dy ndeshje, u gjobit me 50 mijë paundë dhe u paralajmërua.

Dje, United dhe Cristiano kanë ndërprerë kontratën.