75 Mall Live Search
09:21 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / LB

Reagimi i ambasadorit gjerman pas arritjes së marrëveshjes për targat

Mbrëmë pak para mesnate në Bruksel është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave ilegale.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka vlerësuar si ‘lajm të mirë’, arritjen e kësaj marrëveshje.

“Një lajm i mirë dhe gjithashtu një shenjë e mirë se bisedimet e mëtejshme do të vazhdojnë për çështjet e pazgjidhura”, shkroi ai në Twitter.