75 Mall Live Search
12:19 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / AR

Bastisja e shtëpisë së Vali Corleones, flet avokati i tij, tregon arsyen e bastisjes

Indeksonline ka raportuar për bastisjen e shtëpisë së Vali Corleones në në lagjen Gavran të Gjilanit.

Lidhur me këtë rast, për Indeksonline ka folur avokati i tij, Sherif Sherifi.

Ai tha se bastisja ka rezultuar e pastër. Sipas tij, bastisja është bërë për shkak të TikTokut, pasi klienti i tij është përdorues i kësaj platforme.

“Sot rreth orës 09:45 Drejtoria e Krimeve Ekonomike ne bazë të urdhëresës se gjykatës, ka realizuar bastisje në shtëpinë e Vali Corleone. Bastisja ka zgjat deri pas orës 10. Bastisja ka rezultuar e pastër. Në rastin e bastisjes eshte konfiskuar telefoni i shoqes se Valit, Anites. Ajo në mënyrë vullnetare ia ka dhënë edhe paswordin. Ne momentin e bastisjes, Vali nuk ka qenë në shtëpi, por kam qenë unë dhe familjarët e tij. Bastisja ka ndodhur për shkak të Tiktokut, Vali është përdorues i platformës ku janë paraqitë mjete financiare dhe për këtë ka ndodhë”, tha Sherifi./Indeksonline/