Apple interesohet për të blerë Manchester United, kjo është shuma

Sipas raportimeve, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, i është bashkuar garës për të blerë Manchester United në një marrëveshje prej 5,8 miliardë funte.
United konfirmoi lajmin e bujshëm se klubi më i madh i futbollit në botë është në shitje në një deklaratë të lëshuar në fillim të kësaj jave.
Me United tani në dispozicion, një raport nga Daily Star ka pohuar se kompania më e madhe e teknologjisë në botë mund të jetë e interesuar për të blerë klubin, transmeton IndeksOnline.
Firma e teknologjisë me bazë në Kaliforni nuk ka pasur kurrë më parë një ekip sportiv, por mundësitë komerciale të ofruara nga United thuhet se janë një faktor kryesor në interesin e tyre. /IndeksOnline/