75 Mall Live Search
19:17 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Tifozët nacionalistë serb shfaqen në Katar, tentojnë të prishin Kampionatin Botëror

Brazili mbrëmë mposhti Serbinë me rezultat 2-0, në ndeshjen e Kampionatit Botëror.

Pas përfundimit të ndeshjes, janë publikuar fotografi të ndryshme ku tifozët serb, janë shfaqur me veshje dhe simbole nacionliste serbe, të cilat janë të ndaluar nga FIFA, pasi janë në kundërshtim me rregullat raciste, shkruan IndeksOnline.

Në fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen fotot të tifozëve serb të cilët studiojnë në Katar, të veshur me sibole nacionaliste.

Faqja e studënteve nga Katari, kanë reaguar duke thënë se tifozët serb po përpiqen të demtojnë reputacionin e Katarit dhe për të prishur Kupën e Botës.

Ata kanë përmendur se me këto simbole janë vrarë shumë muslimanë në Bosnjë dhe Kosovë.

”Tifozët fashistë nga Serbia janë në Doha. Në përpjekje për të dëmtuar reputacionin e Katarit dhe për të prishur festimet e Botërorit, tifozat serbë po përdorin simbolet naziste që tashmë ishin të ndaluara në Kampionatin Evropian. Nën këto simbole, dhjetëra mijëra myslimanë të pafajshëm u vranë në Bosnje dhe Kosovë.”, thuhet në reagim.

Po ashtu një fotografi me hartën ku Kosova është pjesë e Serbisë me mbishkrimin ”Nuka ka dorëzim”, është zhfaqur mbrëm në zhveshtoren e Serbisë në para ndeshjes me Brazilin.

Për këtë Federata e Futbollit të Kosovës, gjatë ditës së sotme ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin agresiv të ekipit kombëtar të Serbisë.

FFK ka kërkuar nga FIFA të ndëshkojë Federatën e Futbollit të Serbisë për këtë veprim agresiv dhe kundër vlerave që i përçon futbolli./IndeksOnline/