75 Mall Live Search
20:51 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / MSH

Bashkë kundër dhunës me bazë gjinore, Termokosi bëhet portokalli

Ngrohtorja e qytetit “Termokos” sonte është ndriçuar me ngjyrë portokalli.

Kjo ngjyrë e shëndriti Tymtarin e Termokosit si shënjë senzibilizimi kundër dhunës me bazë gjinore.

Pamje të Termokosit ka ndarë edhe kryeshefi ekzekutiv i kësaj Ndërmarrjeje Publike, Fisnik Osmani.

“Bashkë kundër dhunës me bazë gjinore! Sonte, Termokos u bë portokalli – pjesë e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”” shkroi Osmani në Facebook.

Kjo është pamja e Tymtarit.