Prishtinë: Po arrestohej, i dyshuari sulmon policin

Një i dyshuar ka sulmuar një zyrtar policor, në tentim për t’i rezistuar arrestimit.
Ngjarja ka noddhur dje në mesditë, në Central Park në Prishtinë.
Policia njofton se i dyshuari në fjalë, nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, teksa gjatë arrestimit e ka bërë edhe sulmin ndaj njërit prej tyre.
Bëhet e ditur se zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta.
“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” njofton policia.